Publikohen pamje ku shihet një aeroplan luftarak amerikan duke u përplasur në aeroplanmbajtësen në të cilën po mundohej të ateronte.

Marketing

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një aeroplan luftarak i tipit “F-35C” duke iu afruar pjesës së sipërme të aeroplanmbajtëses amerikane, “USS Carl Vinson”, gjatë një operacioni rutinor, shkruan Independent.

Në këto pamje po shfaqet aeroplani duke iu afruar anijes dhe më pas në video nuk shihet qartë përplasja, por dëgjohet zhurma e saj dhe shihet tym e pluhur.

Në disa pamje të tjera të publikuara në Twitter, aeroplani luftarak shihet gjysmë i zhytur në ujin e Detit Jugor të Kinës. Raportohet se fotografia është bërë më 24 janar.

Deti në të cilin ndodhi aksidenti është zonë e kontestuar, pasi Kina atje ka pretendime territoriale që nuk pranohen nga vendet e rajonit dhe shumica e shteteve të botës.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Kinës pas aksidentit tha se nuk ka interesa për aeroplanin amerikan dhe e këshilloi ushtrinë amerikane që “të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin rajonal e jo ta shtrijë forcën në çdo kthesë”. /albora.ch/

Marketing