Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2628 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Marketing

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë testuar për COVID-19, 14,479 persona.

Pozitiviteti i rasteve të reja të shtunën është 25.05%.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive ka shkuar në 33,952.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë dhënë 4,397 persona. Me dozë të dytë deri më tani janë vaksinuar 804,801 persona, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 75,445 persona.

Ndërkaq numri i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1,773./albora.ch/

Marketing