Pas barazimit 0-0 mes tyre në Prishtinë pak ditë më parë, sot Sllovenia U21 dhe Kosova U21 u ndeshen përsëri dhe barazuan me po të njëjtin rezultat, kësaj radhe në Celje të Sllovenisë.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe nuk prodhoi shumë raste për shënim, e në pjesën e dytë sllovenët ishin më kërkues, por Kosova U21 u mbajt mirë dhe nuk e lejoi pësimin e golit, me ç‘rast ndeshja u mbyll 0-0.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës U21 nën drejtimin e Albert Bunjakit, ndërkohë që tashmë shpresat e Kosovës shkojnë në 3 ndeshje pa humbje në Grupin G kualifikues, ku kanë 8 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura dhe renditen në vendin e parafundit.

Ndeshjen e ardhshme në Grupin G kualifikues Kosova e zhvillon më 4 qershor si mysafire e Andorrës U21./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing