Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani beson që drejtësia do të triumfojë në procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se gjatë vizitës së saj në Austri, u diskutua për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe se si Kosova do të ndërmarrë hapa konkretë përpara për integrimin ndërkombëtar.

“Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviçit”, theksoi ajo.

Marketing