Kosova është një shtet i ri më një sipërfaqe jo shumë të madhe. Vetëm gjatë një dite mund të vizitosh më shumë se gjysmën e vendit.

Marketing

Bukurit e saj natyrore kanë fascinuar qindra e mijëra turistë që e kanë vizituar Kosovën.

Vendet që më së shumti vizitohen në Kosovë janë Prishtina, Peja, Prizreni, Gjakova. Por, shumë shpejt edhe qytet tjera të Kosovës, si Gjilani e  Ferizaji do të jenë në listën e turistëve apo edhe të mërgimtarëve të cilët synojnë që të vizitojnë vendlindjen gjatë pushimeve.

Këto qytete  veçohen për historitë dhe bukurit të cilat ka ditur vetëm natyra t`i krijojë.

Por, përveç bukurive natyrore kohëve të fundit shtetit të Kosovës iu kanë shtuar edhe disa monumente kulturore të cilët mund vizitohen nga dashamirët e trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës së Kosovës vazhdimisht është duke punuar në këtë aspekt duke u kujdesur që objektet e vjetra historike të restaurohen  në mënyrë që të ruhet historia kulturore e vendit tonë.

“Engjëlli i Rojës” në Ferizaj    

  

“Engjëlli i Rojës” në Ferizaj    

Nëse keni vendosur që ta vizitoni qytetin e Ferizajt, duhet patjetër që ta vizitoni Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës”.

Ky aset i trashëgimisë kulturore fetare po vlerësohet si një ndër objektet më me vlerë në Komunën e Ferizajt.

Shtëpia e familjes Lokvica

Shtëpia e familjes Lokvica

Qyteti i Prizrenit njihet një ndër qytetet me më së shumti pasuri kulturore në Kosovë. Prizrenit i është shtuar edhe një objekt i ri për tu vizituar nga turistët.

Shtëpia e familjes Lokvica në Marash është ndërtuar në shek. XIX, ajo është restauruar kohëve të fundit.

Kulla e Ministerit

Kulla e Ministerit

Kulla e Ministerit është një ndër objektet më rëndësi kulturore për qytetin e Pejës .Kjo kullë daton që në shekujve  XVIII – XIX.

Kulla e Ministerit pritet të jetë një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët për shkak të trashëgimisë historike që përcjell kohën e Bejlerëve.

Kulla ikonë e Deçanit

Kulla ikonë e Deçanit

Kulla ikonë e Deçanit mund të jetë atraksion turistikë për mërgimtarët, sidomos për gjeneratat e reja të cilët mund ta shohin artefaktet e ekspozuara për jetën e paraardhësve të tyre.

Kulla ikonë e Deçanit tashmë është shndërruar në muze etnologjik dhe konsiderohet si një ndër objektet më të vjetra e të rralla në Dukagjin.

Shtëpia kullë e Sahit Agës

Shtëpia kullë e Sahit Agës

Pasurit kulture dhe trashëguese të qytetit të Gjilanit mund t`i numërojmë me gishta.

Por, fatmirësisht institucionet vendore kanë filluar që të merren seriozisht me çështjen e trashëgimisë kulturore dhe turistike në Komunën e Gjilanit.

Në Komunën e Gjilanit është restauruar një ndër objektet më të vjetra. Shtëpia kullë e Sahit Agës është një monument që është ndërtuar në shekullin XIX. Ky objekt i trashëgimisë kulturore gjendet në Kufcë të Poshtme.

Marketing