Mbi 660,000 qytetarë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së, por ky numër mund të rritet masivisht në rreth katër milionë, vlerëson BE.

Marketing

Por ku po shkojnë ukrainasit?

Emigrantët po kalojnë kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Moldavinë, raporton BBC.

Sipas OKB-së, Polonia ka pranuar deri më tani mbi 377,000 refugjatë.

Qeveria polake thotë se 50,000 të tjerë po mbërrijnë çdo ditë.

Hungaria dhe Rumania po japin ndihma në para për ushqim dhe veshje.

Fëmijët po sistemohen në shkollat ​​lokale.

Nga ana tjetër, Republika Çeke ka aktivizuar një plan, i cili do të ndihmojë refugjatët të aplikojnë për një lloj të veçantë vize përmes një procedure të thjeshtuar./albora.ch/

Marketing