Polici 22 vjeçar ishte duke kryer detyrën e tij, por tani qëndron si një simbol se sa i rrezikshëm mund të jetë shërbimi në dobi të shoqërisë, raporton 20min, përcjellë albora.ch.

Marketing

Ishte 21 janar 2022 kur Jason Rivera dhe partneri i tij Ëilbert Mora u thirrën në një mision në Harlem, Nju Jork. Bëhej fjalë për dhunë në familje kur Rivera dhe Mora duhej të ndihmonin, por ata e paguan me jetën e tyre.

U gjetën të papërgatitur kur Lashawn McNeil ishte fshehur pas një dere të dhomës së gjumit dhe qëlloi dy policët duke i plagosur ata për vdekje.

Rivera, 22 vjeç, vdiq vetëm 14 muaj pasi u bashkua me Departamentin e Policisë të Qytetit të Nju Jorkut.

Për shumë zyrtarë vrasja e dy policëve është një kujtesë e rrezikut që mund të vijë nga operacione të tilla për shkak të dhunës në familje, siç raporton “The New York Times”.

Ndërsa, Jason Rivera vdiq në ditën e krimit, partneri i tij Mora ishte i lidhur me makinat për të marrë organe për transplantet. Një i afërm i Moras është një nga marrësit, sipas raporteve të medias amerikane./albora.ch/

Marketing