Një biletë në Kaliforni i takoi xhekpoti prej 421 milionë dollarësh i lotarisë së “Mega Millions” pas shortit të së premtes mbrëma. Numrat fitues janë 3, 16, 25, 44, 55 dhe 13.

Marketing

Bileta shumë milionëshe u ble në një pikë karburanti Chevron jashtë Los Angelosit, sipas lotarisë së Kalifornisë. Është xhekpoti i 13-të më i madh në historinë e Mega Millions.

“Është një e premte e mirë për Kaliforninë!”, shkroi pas shortit lotaria në Twitter.

Fituesi, i cili ende nuk është zbuluar, do t’i takojnë 289.5 milionë dollarë, raporton nypost./albora.ch/

Marketing