Në top 5 destinacionet turistike të Kosovës, pa dyshim që zë vend resorti turistik “VALI RANCH”.

Në reliefet e mrekullueshme të anamoravës, “VALI RANCH” ka të gjitha aktivitetet hotelerike dhe rekreative, duke filluar prej ushqimit cilësorë të kuzhinës tradicionale dhe atyre ndërkombëtare, e deri te mënyrat e ndryshme të rekreacionit dhe argëtimit.

Marketing

Më një përvojë shumë vjecare në gastronomi dhe hoteleri, “Vali Ranch” ka kapacitet për të gjitha llojet e organizimeve.

Falë 3 restaurantave,  ofrojnë organizime qofshin biznesore apo familjare, ahengje të natyrave të ndryshme, qofshin ato në natyrë të hapur, në terraca apo në brendësi. Ndërsa për fëmijët janë në funksion këndet e lojërave, mini formula, kafshë të rralla si lamat, alpakat, koy fish japonez etj.

“Vali Ranch” posedon edhe bodrumin e verës, ku ofron lloje të pafundme të të gjitha varieteteve të rrushit si dhe rakisë tradicionale.

Në “Vali Ranch” ju mund të kalëroni të gjitha llojet e kuajve, brenda poligonit apo edhe të dilni për shëtitje në natyrë.

Aty gjendet edhe hoteli me 5 yje, “Queen Vali Pallace”, hotel ky që përfshinë sallën për dasma, suita të ndryshme, sauna, e shumë modalitete shtesë.

E gjithashtu vlen të potencohet se enterieri dhe ndriqimi i ngrohtë i ambienteve të restauranteve atje, jep një relaksim dhe komoditet maksimal. E poashtu me një staf tejet profesional, ofron shërbim absolut dhe rehati si në shtëpi tuaj.

Është z.Fehmi Fetahu, pronari i këtij resorti, ai i cili ka arritur të ndërtojë një gjë kaq madhështore me anë të profesionalizmit, ambicjes dhe humanitetit që e përfaqëson atë si karakter./albora.ch/

Marketing