Një gjyshe që ndihmoi policinë në kapjen e mashtruesit është lavdëruar për veprimet e saj heroike.

Marketing

Jean Ebbert, 73-vjeçare, kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person që pohonte se ishte nipi i saj. Ai kishte thënë se ishte i burgosur dhe se për lirimin e tij duheshin 8 mijë dollarë.

Mirëpo Ebbert, e cila e dinte se nuk kishte nipa të rritur, mendoi se dhëndri po bënte shaka me të. Por kur thirrjet nuk ndaleshin dhe më vonë i telefonoi edhe një person që shtirej si avokat i nipit, gjyshja vendosi ta njoftonte policinë.

Zyrtarët policorë ndodheshin në shtëpinë e saj kur mashtruesi trokiti në derën e saj. Arrestimi i tij është incizuar në kamerën e sigurisë që ajo kishte vendosur në derën e shtëpisë.

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili është akuzuar për mashtrim. Gjyshja u ka bërë thirrje të tjerëve që të kenë kujdes dhe të mbrojnë identitetin nga mashtrimet online.

“Mos i nënvlerësoni këta njerëz se çfarë mund të bëjnë kur tentojnë të mashtrojnë. E shoh se sa persona bien pre e këtyre mashtrimeve”, ka thënë ajo./albora.ch/

Marketing