Më shumë se 800 jetë mund të jenë shpëtuar në të gjithë Evropën falë cilësisë më të mirë të ajrit në fazën e parë të bllokimeve për Covid, thotë një hulumtim.
Masat e marra për të frenuar rritjen e infeksioneve rezultuan në më pak makina dhe kamionë në rrugë, të cilat patën ndikimin më të madh në reduktimin e vdekjeve, sipas studimit të udhëhequr nga ekspertët e Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).
Analiza e 47 qyteteve evropiane zbuloi se Parisi, Londra, Barcelona dhe Milano ishin ndër gjashtë vendet e para me numrin më të madh të vdekjeve të shmangura. Studimi vuri në dukje se mbyllja e vendeve të punës dhe shkollave në qytetet evropiane uli nivelet e ndotjes së ajrit përmes më pak trafikut dhe lëvizjes, ndërsa ngjarjet publike u anuluan dhe njerëzit qëndruan në shtëpi.
Kjo çoi në më pak dioksid nitrogjeni (NO2) që ndot ajrin, me qytetet spanjolle, franceze dhe italiane që përjetuan uljet më të mëdha të NO2 prej 50% në 60% gjatë kësaj periudhe./albora.ch/