Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë bërë dje hapjen zyrtare të Karvanit të Diasporës, program ky që i dedikohet mërgatës.

Marketing

Me llogon #ShijoKosovën, Karvani ka nisur në qytetin e bukur të Gjilanit, me pjesëmarrjen e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla- Schwarz, Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Ceku, zëvendësministres së MPJD-së, znj.Liza Gashi, zëvendësministres së MKRS-së, znj. Daulina Osmani, zëvendësministres së MASHTI, znj. Edona Maloku Bërdyna dhe kryetarit të Gjilanit, z.Alban Hyseni.

Të tre ministrat bashkë me ekipet, kanë vizituar nga afër bizneset që kanë promovuar produktet e tyre në kuadër të panairit “E jona”.

May be an image of 10 people, people sitting, people standing and outdoors

Gjithashtu kanë vizituar Muzeun Etnologjik të qytetit që ka hapur dyert për bashkatdhetarët.Ministrja Gërvalla duke u uruar mirëseardhje në vendlindje të gjithë bashkatdhetarëve, në fjalën e saj hyrëse i ka inkurajuar ata të bëhen pjesë e platformës shijokosoven.com, për të diskutuar dhe shkëmbyer ide që afrojnë mërgatën me vendin.

Pas Gjilanit, Karvani vazhdon rrugëtimin sot për në komunën e Ferizajt.

May be an image of 1 person, standing, outdoors and crowd
Marketing