bajtësit e një kopshti zoologjik në West Midlands të Britanisë së Madhe kanë mbetur të shkatërruar pasi 50 pinguinë vdiqën nga malaria e shpendëve, pas një shpërthimi që ka zhdukur 70 për qind të kolonisë së tyre.

Marketing

69 pinguinët Humboldt të Dudley Zoo u shkatërruan nga sëmundja, e cila shkaktohet nga mushkonjat e infektuara dhe ndryshimet në mot.

Pavarësisht përpjekjeve më të mira të veterinerëve, shpërthimi nuk mund të ndalohej dhe dhjetëra pinguinë ngordhën, duke e lënë stafin “zemërthyer”.

Në një deklaratë dërguar Yahoo News UK, drejtori i kopshtit zoologjik Derek Grove, ka thënë se përkushtimi dhe përpjekjet e stafit për pinguinët ishin të mëdha.

“Ne jemi të gjithë me zëmër të thyer me humbjen e madhe në Penguin Bay, dhe ka qenë një kohë veçanërisht shqetësuese për ekipin tonë të shpendëve që i kanë kushtuar vite kujdesit të tyre. Përkushtimi dhe përpjekjet e tyre të palodhura për t’u kujdesur për pinguinët tanë gjatë javëve të fundit kanë qenë shembullore. Ata kanë ofruar kujdes gjatë gjithë kohës për të trajtuar individualisht zogjtë në luftën e tyre për të shpëtuar sa më shumë të jetë e mundur, dhe ne i falënderojmë për vendosmërinë e tyre. Duke u konsultuar me ekspertët e shpendëve dhe koleksionet e kafshëve në mbarë botën, ne e dimë se kemi bërë gjithçka që mundemi”, ka thënë Grove.

Kopshti zoologjik ka thënë se ata kishin pasur “sukses të madh” në mbarështimin e pinguinëve Humboldt gjatë 30 viteve të fundit.

Ata filluan me vetëm pesë zogj të rritur me dorë në vitin 1991, dhe vazhduan të kishin një nga kolonitë më të mëdha të vetë-qëndrueshme në Britaninë e Madhe.M/albora.ch/

Marketing