Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia organizoi aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

Marketing

Ministri njoftoi se përmes këtij aksioni në fshatin Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar 272 pajisje të kriptovalutave dhe është arrestuar një person.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave”, shkroi ai në facebook.

“Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestua një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, shtoi ministri Sveçla. /albora.ch /

Marketing