Marketing

1 ton kokainë e fshehur në lëkurën e lopës është zbuluar në një kontenjer në portin e Buenaventura, në Valle del Cauca, në Kolumbinë Perëndimore.

Kontejneri kishte si destinacion portin e Burgasit në Bullgari, ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali, raporton Elcolombiano.com, përcjellë albora.ch.

Droga nëse do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 75 milionë eurosh.

Ngarkesa u identifikua nga policët pasi vunë re se kishte mospërputhje në vula, ku ata nisën kontrollin. Më pas, qentë e policisë kundër narkotikëve të trajnuar alarmuan policinë pasi nuhatën drogën.

Droga ishte e shpërndarë në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurës së lopës dhe vështirë binte në sy.

Brenda këtyre fletëve ata gjetën një substancë të bardhë që iu nënshtrua një testi P.I.P.H (Metodë e Miratuar Paraprake të Identifikimit) që rezultoi pozitive për hidroklorur kokainë me peshë një ton. /albora.ch/

Marketing