Mes snajperistëve në Shtëpinë e Bardhë, në mbrojtje të presidentëve të SHBA-ve, për 30 vite me radhë, është edhe një snajperist shqiptar.
Marketing
Kështu ka bërë të ditur prokurori shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar foton e tij duke e përgëzuar që për 30 vjet mbrojti presidentët e SHBA-ve si pjesë e Shërbimit Sekret.
“Përgëzime mikut dhe vëllait tim shqiptar pas përfundimit të misionit në Shërbimin Sekret. Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, ka shkruar Juncaj në postimin e tij./albora.ch/
Marketing