Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në periferi të qytetit izraelit Tel Aviv, në sulmin e tretë vdekjeprurës të këtij lloji brenda një javë. Policia izraelite ka konfirmuar se në mesin e viktimave janë edhe dy ukrainas, raporton BBC.

Marketing

Sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje ultra-ortodokse të vendit.

Personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia.

Forcat izraelite të sigurisë ishin në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat lanë të vdekur gjashtë persona.

Një oficer që qëlloi sulmuesin ishte në mesin e të vrarëve.

Sulmuesi është identifikuar si një palestinez 26 vjeçar nga një fshat afër Jeninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, i cili më parë kishte qenë i burgosur në Izrael.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett mbajti një takim urgjent sigurie./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing