Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 29.5 për qind shqiptarë, prej tyre 24.3 për qind janë rezidentë, ka konfirmuar Enti Shtetëror për Statistika pas procesit të regjistrim të popullsisë.

Marketing

“Popullsia e regjistruar është 2.097.319 qytetarë. Popullsia rezidente janë 1.836.713 qytetarë, ndërsa 206.606 janë jorezidentë”, ka thënë drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simonovski.

54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 3.98 për qind turq, 2.36 romë, 1.18 serbë, 0.87 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Ndërsa si rezidentë janë 24.3 për qind shqiptarë, 58.44 janë maqedonas, 3.86 turq, 2.53% romë, 0.47% vllehë, 1.3% serbë dhe 0.87% boshnjakë./albora.ch/

Marketing