Më shumë se 4 milionë njerëz, ose pothuajse 10% e popullsisë së Ukrainës para luftës, janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, tha sot komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi.

Marketing

“Sapo kam mbërritur në Ukrainë. Në Lviv do të diskutoj me autoritetet, OKB-në dhe partnerët e tjerë mënyrat për të rritur mbështetjen tonë për njerëzit e prekur dhe të zhvendosur nga kjo luftë e pakuptimtë,” shkroi Grandi në Twitter.

Refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë përfshijnë të paktën 203.000 shtetas të vendeve të treta, tha dje Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Më shumë se 2.3 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni, ndërsa qindra- mijëra kanë ikur në vendet fqinje, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë, sipas të dhënave nga OKB-ja.

Grandi e ka quajtur më parë eksodin e refugjatëve nga Ukraina “kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”./albora.ch/

Marketing