Qyteti i Lucernit po teston hapësirat e parkimit të motoçikletave me pagesë, megjithatë për momentin vetëm si pjesë e një projekti pilot dy-vjeçar në Löwengraben.

Makina dixhitale e parkimit duhet të funksionojë gjatë gjithë kohës, siç shkruan qyteti i Lucernit sepse një synim pas vendosjes së detyrimit të tarifës është që parkuesit afatgjatë të parkojnë sërish në pronë private, shkruan zentralplus.ch.

Në të njëjtën kohë, policia e Lucernit kërkon të kontrollojë gjithnjë e më shumë parkimin e motoçikletave në qendër të qytetit në muajt në vijim. Sepse motoçikletat mund të parkohen vetëm brenda hapësirave të parkimit të shënuara për ta. Janë të ndaluara trotuaret apo hapësirat e parkimit të biçikletave, transmeton albora.ch.

Ky projekt pilot synon të tregojë se si mund të zbatohet detyrimi për pagesën e tarifave dhe si pranohet nga motoçiklistët./albora.ch/

Marketing
Marketing