Policia italiane ka protestuar pasi Ministria e Brendshme u shpërndau maska rozë anti-Covid, duke thënë se ngjyra rrezikon të dëmtojë reputacionin e policëve meshkuj, raporton tgcom24, përcjellë albora.ch.

“Nuk e kuptojmë arsyen e blerjes së maskave në një ngjyrë që në pamje të parë do të dukej e papajtueshme me forcat tona”, shkruan Sindikata e Policisë në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme.

Tregu është i pakuptueshëm”, shkruhet në letër, duke shtuar se pas dy vitesh pandemi, duhet të jetë e lehtë për të blerë maskat e duhura.

Në të ardhmen maskat duhet të jenë vetëm të zeza, të bardha ose blu, shkruajnë policët në letër.
Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Brendshme./albora.ch/