Periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, pritet të filloj nesër me 10 janar 2022.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se task forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla.

Sipas njoftimit të Ministrisë, përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.Video-mësimet do të vazhdojnë të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), dhe ato mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI./albora.ch/

Marketing
Marketing