Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nëse ka ndonjë koment pasi mbi 56 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë brenda një muaji.  

Marketing

“A ka kryeministri ndonjë koment. 56 mijë qytetarë të Kosovës për një muaj kanë aplikuar për viza pune për të dalë jashtë vendi, vetëm në njërën nga ambasadat”, ka shkruar Haradinaj.

“Përse kjo heshtje. A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyjnë ta lëshojnë vendin? “.

Haradinaj ka theksuar se “ky është një fakt pikëllues, është një alarm për Kosovën”.

“Është tregues se kjo qeveri, nuk ka as vizion, as dije e as veprime qeverisëse”

Sipas Haradinajt, qytetarët po ikin pasi sepse Qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike.

“Po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë. Qytetarët po ikin nga vendi sepse kjo qeveri e ky kryeministër po tentojnë që Kosovën ta shndërrojnë në Venezuelë.

“Me politikat majtiste ekstreme, ngjalljen e sentimentit anti-amerikan, ata po shkojnë rrugës së Chavez-it”, u shpreh Haradianaj.

Deputeti i AAK-së ka kritikuar Kurtin edhe mos miratimin e Ligjit të Pagave

“Në fakt, kjo qeveri po e lufton secilin që nuk mendon si kreu i saj, por kjo do t’i kthehet bumerang dhe nuk do të mund ta shpëtojnë militantët imagjinarë të internetit”, theksoi ish-kryeministri. /albora.ch/

Marketing