Sërish do të kemi një përballje të Zvicrës me Serbinë, në kuadër të “Qatar 2022”.

Marketing

Pas shortit, kanë reaguar dy futbollistët kosovarë që luajnë në ekipin e Zvicrës: Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

“Jo edhe aq keq”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës, Xhaka.

“Ka disa grupe vërtet të vështira, ne jemi në një prej tyre. Do të tentojmë më të mirën, unë dhe Graniti do ta udhëheqim skuadrën brenda dhe jashtë fushës”, tha Shaqiri.

Përveç tyre, edhe Andi Zeqiri ka gjasa që të luajë në kuadër të “Helvetikëve” gjatë ndeshjeve në kuadër të “Qatar 2022”./albora.ch/

Marketing