Ministrat e jashtëm të NATO-s do të mbajnë një tjetër mbledhje emergjente të premten për të diskutuar lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ajo do të mbahet në selinë qendrore në Bruksel.

Marketing

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Estoni, tha se NATO nuk kërkon një konflikt me Rusinë.

“Mesazhi ynë për presidentin Putin është: ndalo luftën!”, tha ai pas një takimi me kryeministrin britanik, Boris Johnson, shkruan a2cnn, transmeton albora.ch.

Shefi i qeverisë së Londrës tha se bombardimet ruse në Ukrainë i kujtojnë masakrat e Serbisë në Sarajevë.

“Nëse Vladimir Putin mendon se do të zmbrapsë NATO me ato çfarë bën, ai gabohet rëndë”, tha Johnson.

Gjithashtu njoftoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të përforcojë kahun perëndimor./albora.ch/

Marketing