Pavarësisht paralajmërimeve për një pushtim të Ukrainës nga Rusia, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë këtë të diel se organizata ushtarake që ai drejton nuk ka asnjë plan për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë.

Marketing

 “Nuk kemi asnjë plan të dislokojmë trupat ushtarake të NATO-s në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë trajnuesit atje, ne i ndihmojmë nga NATO me kapacitetet tona, për të modernizuar mbrojtjen e tyre përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike. Aleatët e NATO-s po ashtu sigurojnë pajime, armë mbrojtëse, siç ka siguruar deri tani Britania e Madhe, si për shembull me armë anti-tank”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha poashtu se aleanca mbetet e shqetësuar për situatën e furnizimit me energji të Europës, duke qenë se rajoni ka treguar se është i varur nga Rusia për furnizimin me gaz, transmeton albora.ch.

Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, tha se zgjidhja duhet të vije vetëm përmes diplomacisë, për të cileë nga Rusia nuk po sheh asnjë sinjal./albora.ch/

Marketing