Një shoferi në Britani të Madhe i është pezulluar leja e vozitjes për dy vjet, pasi ai nën ndikim të alkoolit me veturën e tij Volkswagen u fut në një McDonalds, raporton “Daily Mail”.
Marketing
Taylor Steelit 19-vjeçar iu pezullua leja e vozitjes për dy vjet pas aksidentit që shkaktoi në mbrëmjen e 24 nëntorit.
Gjatë testimit të tij për sasinë e alkoolit në trup, ai rezultoi gati trefishtë më tepër sesa sasia e lejuar.
Ai kishte pranuar se kishte pirë birra në një pub para se të ndodhte incidenti.
Steelit pos që iu pezullua leja, ai u dënua edhe me 12 muaj shërbim komuniteti.
Po ashtu duhet të bëjë 80 orë punë papaguar dhe të paguajë afro 180 funte kosto./albora.ch/
Marketing