NASA thotë se ka humbur kontaktin me një anije kozmike prej 32.7 milionë dollarësh, e drejtuar për në Hënë, e cila supozohej të testonte orbitën hënore, por inxhinierët e agjencisë shpresojnë se mund ta rregullojnë problemin.

Marketing

Pasi u përpoq të bënte kontakt dy herë të hënën, agjencia hapësinore tha se nuk ishte më në gjendje të komunikonte me anijen kozmike, të quajtur Capstone.

Inxhinierët po përpiqen të gjejnë shkakun e ndërprerjes së komunikimit dhe janë optimistë se mund ta rregullojnë atë.

Anija kozmike, e cila u nis nga Zelanda e Re më 28 qershor, kishte kaluar gati një javë në orbitën e Tokës dhe kishte nisur me sukses udhëtimin e saj drejt Hënës, kur kontakti u humb.

Foto: Pixabay

Marketing