Vedat Muriqi e pati një pjesë të dytë të shkëlqyeshme të sezonit në Mallorca, ku ishte huazuar nga Lazio.

Marketing

Sulmuesi kosovar i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në fanellën e ekipit spanjoll. Si rezultat i kësaj, tifozët e Mallorcas po e kërkojnë qëndrimin e Muriqit.

Klubi ishullor tash po e shikon mundësinë që ta blejë përfundimisht kartonin e prizrenasit, i cili vlerësohet 11 milionë euro.
Dhe, nëse realizohet diçka e tillë, Muriqi do të bëhej transferi më i shtrenjtë në histori të Mallorcas. Madje, ish-futbollisti i Fenerbahçes do ta kalonte edhe legjendarin Samuel Eto’o.

Ish-sulmuesi kamerunas i kishte kushtuar Mallorcas 7,2 milionë euro kur e kishte blerë atë nga Real Madridi në vitin 2000.

Vedati i ka zhvilluar 16 ndeshje këtë sezon me Mallorcan, të cilën e shpëtoi nga rënia prej ligës.

Ai e mbylli eksperiencën në La Liga, por do të ishte i gatshëm të rikthehet atje, nëse Mallorca merret vesh me Lazion për blerjen e kartonit të tij. 

Marketing