Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se furnizimi me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri.

Marketing

Sipas tyre këto ditë do të punohet me kapacitete të plota dhe me angazhim të stafit jashtë orarit.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton se do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftim.

Teksa thuhet se pajisja do të vazhdoj sipas renditjes.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor  dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Marketing