Në Bruksel në orën 15:00 ka nisur takimi shumë i rëndësishëm mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Marketing

Siç është bërë me dije pas takimit me Kurtin, dy zyrtarët evropianë do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe më pas do të bëhet takimi i përbashkët.

Siç dihet ky plan i ofruar nga BE me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mundësia e fundit për dy vendet për arritjen e një marrëveshje dhe vendosjen e paqes mes tyre.

Ky një propozim “merre ose lëre”, ndërsa sipas analistëve ajo çka është më e rëndësishme është zbatimi që do t’i bëhet këtij projekti.

Pas takimeve me dy liderët, Borrel do të mbajë një konferencë për mediat, ndërkohë faqja zyrtare e BE-së ka publikuar disa pamje nga takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçakun.

Klikoni këtu për ta shikuar videon.

Marketing