Policia e Kosovës ka arrestuar të martën e 11 janarit një person në Prishtinë për ryshfet për subvencione.

Marketing

“Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë  një person mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Identiteti i personit i cili nuk është bërë i ditur, dyshohet se me pozitën që kishte qenë në kuadër të një ministrie, emri i së cilës po ashtu nuk është bërë i ditur.

“Dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”.

Ndërsa, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, bën të ditur PK-ja. /albora.ch/

Marketing