Imuniteti natyral kundër një ftohjeje të zakonshme mund të ofrojë njëfarë mbrojtjeje edhe kundër Covid-19, sugjeron një studim.

Marketing

Studimi i botuar në revistën shkencore ” Nature Communications” , përfshiu 52 persona që jetonin me dikë që sapo ishte infektuar me Covid-19.

Ata që kishin zhvilluar imunitet pas një ftohjeje dukeshin më pak të prirur për t’u prekur nga Covid.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të mbështetet vetëm në këtë mbrojtje, duke theksuar sërish rëndësinë e vaksinës së Covid.

Studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund të ofrojnë një pasqyrë të dobishme se si sistemi imunitar mbrojtës i një trupi lufton virusin.

Covid-19 shkaktohet nga një lloj koronavirusi, dhe disa ftohje shkaktohen nga koronaviruse të tjera – kështu që shkencëtarët pyesin nëse imuniteti ndaj njërit virus mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj tjetrit.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se do të ishte “gabim i rëndë” për qytetarët të mendojnë se kushdo që ka kaluar së fundmi një ftohje,  mbrohet automatikisht  edhe nga Covid-19./albora.ch/

Marketing