“Vajzave u them: Hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos i hapni këmbët, hapni librat. Faleminderit shumë”. Kështu iu tha nxënsëve një ministre rajonale e Shëndetësisë në Afrikën e Jugu. Për këtë gjë ajo është vënë nën kritika. Phophi Ramathuba e bëri komentin gjatë një vizite në një shkollë të mesme, në një përpjekje për të inkurajuar abstinencën dhe për të ulur normat e shtatzënisë adoleshente.

Marketing

Ministrja shtoi se vajzat po josheshin nga burrat e moshuar, duke përdorur gjëra luksoze si paruke të shtrenjta dhe telefona inteligjentë.

Këro komentet nxitën kritika, pasi një video e fjalimit u shpërnda në rrjetet sociale.

Ramathuba mbrojti mesazhin, duke thënë se u drejtohej edhe djemve, raporton BBC.

 “U thashë djemve që të fokusohen në edukimin e tyre dhe të mos flenë me vajza”, tha ajo.

Statistikat e qeverisë tregojnë se mbi 33 mijë vajza nën moshën 17 vjeç kanë lindur në Afrikën e Jugut në vitin 2020.

Save the Children thotë se mungesa e aksesit në edukimin gjithëpërfshirës seksual, si dhe shërbimet shëndetësore janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në shtatzënitë e adoleshentëve në Afrikën e Jugut. /albora.ch/

Marketing