Qeveria amerikane do të dyfishojë sasinë e testeve të shpejta për COVID-19, duke e çuar atë në 1 miliardë, si edhe sasinë falas të maskave më mbrojtëse N95.
Presidenti Biden tha se administrata do të intensifikojë përpjekjet për për të ndihmuar vendin të përballojë rritjen e rasteve të koronavirusit, raporton aljazeera.com, transmeton albora.ch.
Po ashtu duke filluar nga java e ardhshme, 1000 pjesëtarë të personelit mjekësor ushtarak do të fillojnë të dërgohen në gjithë vendin për të ndihmuar spitalet dhe klinikat e mbingarkuara, në kushtet e mugesave të personelit për shkak të variantit Omicron.
Presidenti Biden foli edhe për mungesat në furnizimeve dhe anulimet e fluturimeve, për shkak të infektimit të personelit, përcjellë tutje albora.ch.
Në fjalimin e tij Biden përsëriti rëndësinë e vaksinimeve, duke u bërë thirrje amerikanëve të pavaksinuar që të marrin vaksinat e tyre./abora.ch/