Varianti Omicron ka qenë më i vështirë për tu identifikuar pasi është gjetur se përzihet me simptoma të tjera të sëmundjeve sezonale si gripit dhe ftohjes së zakonshme. Edhe pse më i butë se variantet e mëparshme, Omicron mund të ketë simptoma që mund të zgjasin shumë.

Marketing

The Sun raporton se simptomat e COVID-it mund të jenë fizike dhe emocionale, por fatmirësisht ekziston një mënyrë për t’u ndjerë më mire. Pas një sërë studimesh, mësohet se varianti Omicroni është më i butë se variantet e tjera. Të dhënat tregojnë se rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70 përqind më i ulët se me Delta.

Zyrtarët shëndetësorë, kanë deklaruar vazhdimisht se dozat përforcuese të COVID-it mbrojnë kundër Omicron dhe ofrojnë mundësinë më të mirë për të kaluar pandeminë. /albora.ch/

Marketing