Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në Izrael ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e 2 vjetorit të ‘Abraham Accord’, ngjarje kjo e organizuar nga ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael.
Gjatë kësaj ceremonie Ministri Krasniqi ka takuar ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe për kulturë dhe rini zj. Noura bint Mohammed Al Kaabi.
Gjithashtu, gjatë këtij eventi, Ministri Krasniqi është takuar edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetin e Izraelit z. Thomas R. Nides dhe shumë personalitete të tjera që ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni.
Në fund, Ministri Krasniqi edhe njëherë shprehu falënderimet e tij Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit z. Esawi Frej, për ftesën dhe angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.