Një grua nga New York City është dënuar me katër muaj burg për sjelljen e dhunshme dhe ndërhyrjen që ka bërë ndaj anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit gjatë një udhëtimi.

Marketing

Kelly Pichardo pasi u deklarua fajtor u urdhërua gjithashtu të paguajë 9,123 dollarë kompensim për American Airlines.

Sipas njoftimeve nga mediat lokale gruaja është dënuar për sjellje të padisiplinuar dhe frikësuese. në një fluturim të American Airlines nga Dallas në Los Anxhelos në shkurt 2021. Sjellja e saj bëri që fluturimi të ridrejtohej për në Phoenix.

Aktakuza thoshte se Pichardo së bashku me Leeza Rodriguez ndërhynë duke sulmuar një anëtar të ekuipazhit ndërsa avioni ishte në fluturim.

“Ekziston një kufi midis sjelljes së keqe në një aeroplan dhe aktivitetit kriminal, dhe i pandehuri e ka kaluar qartë atë,” tha prokurori amerikan Gary Restaino në njoftimin për shtyp. Pasagjerët e klasit të parë nuk janë të imunizuar nga ndjekja penale.

Marketing