11,241 shqiptarë braktisën vendin për të hyrë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.  Shifra zyrtare e publikuar të enjten nga Ministria e Brendshme Britanike, i përket periudhës janar-shtator 2022.

Marketing

Rritja e numrit të shqiptarëve që kanë zgjedhur këtë mënyrë për të shkelur tokën britanike, është shumë e madhe krahasuar me një vit më parë, kur u regjistruan vetëm 815 raste.

Sipas të dhënave, 33,029 persona hynë me gomone në ujërat britanike dhe 35% e numrit të tyre janë shqiptarë, të cilët më pas kanë kërkuar azil duke përdorur pretendime të ndryshme.

Afganët janë të dytët për numrin e hyrjeve në Britani me gomone, me 15% të rasteve.

Në listën me 20 shtete nga vijnë emigrantët, përveç Shqipërisë dhe Turiqsë, nuk ka asnjë shtet tjetër europian nga ku qytetarët vendosin të largohen, për të hyrë më pas me gomone në Britaninë e Madhe.

Marketing