Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar dy persona duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë.

Marketing

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në vitin 2020 në Prishtinë.

Siç sqarohet në raport për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Marketing