Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron “ka pranuar një telefonatë anonime ku i është thënë se bashkëshorti i saj është me një dashnor të tij”, thuhet në një dokumentar francez, shkruan “Daily Mail”.

Marketing

Pavarësisht kontrollimeve të nivelit të lartë të sigurisë në telefonin e saj, një kontaktues anonim i tha 68 vjeçares Macron se “unë e di se burri juaj tani është me një burrë tjetër”.

Këtë deklaratë e bëri komentatori politik Nicolas Prisette në dokumentarin e quajtur “Në djall vafshin fushatat politike” në kanalin televiziv më të famshëm francez BFM.

Bashkëshortët Macron, shkruan Daily Mail, u takuan në vitin 1993 kur presidenti francez ishte vetëm 15 vjeçar, ndërsa Brigitte ishte 39 vjeçare.

Brigitte më vonë u divorcua nga burri i saj, me të cilin ka tre fëmijë, në favor të Macron, një burrë 24 vjet më i ri se ajo.

Senatori François Patriat, një anëtar i partisë En Marche (Në Lëvizje) të zotit Macron, konfirmoi se zonja Macron mbeti tejet e lënduar nga telefonata që pretendonte se burri i saj 44-vjeçar ishte me një të dashur të të njëjtës gjini.

Zoti Patriat tha që zonja Macron u tha miqve më pas: “A e kuptoni se çfarë guxojnë të thonë? Nuk të kursejnë në asgjë. Isha e trishtuar dhe i tronditur kur e dëgjova këtë, por ne do të vazhdojmë”.

Hendeku 24-vjeçar i moshës mes Macron-ëve ka shkaktuar gjithmonë probleme, veçanërisht pasi ata filluan një lidhje kur Emmanuel Macron ishte ende një nxënës shkolle në qytetin e tyre të lindjes, Amiens, në Francën veriore.

Në librin e tij dhe manifestin politik Revolucioni, Presidenti Macron e përshkroi lidhjen si “një dashuri shpesh klandestine, shpesh e fshehur, e keqkuptuar nga shumë para se të imponohej”.

Macronët përfunduan duke u martuar në resortin e plazhit të Channel Le Touquet në vitin 2007, por jo përpara se të shkaktonin ankth ekstrem mes njerëzve më të afërt. /albora.ch/

Marketing