Më 17 janar mbushen 40 vjet nga vrasja e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, njëherit e bija e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla, shkroi në Facebook se nesër së bashku me miq të familjes, do t’i kujtojnë të rënët, në ora 11:00 në Dubovik.

Marketing

“Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, tek varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla”, shkroi ajo.

“Mirënjohja jonë e thellë iu përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyre ditëve jo të lehta për ne.”

Më 17 janar të 1982-s ishte vrarë edhe Kadri Zeka. /albora.ch/

Marketing