Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, e një fermer nga Itali ka vendosur t’i bëjë ato me syze të realitetit virtual.

Marketing

Fermerit Izzet Kocak, i është dashur t’i mbajë lopët e tij brenda në ambiente të mbyllura për dimër, por ai dëshiron që lopët të mendojnë se janë jashtë në natyrë duke shijuar kullotat me diell dhe barin e gjelbër, raporton Ladbible, përcjellë albora.ch.

Zgjidhja e tij? Ka pajisur lopët e tij me syze të realitetit virtual për t’i bërë ato të mendojnë se në fakt po shijojnë disa fusha të gjelbërta të shijshme nën rrezet e diellit.

Sipas The Sun, Kocak provoi pajisjet në dy nga lopët e tij pasi një studim sugjeroi se skenat e këndshme i bëjnë lopët më të lumtura, gjë që nga ana tjetër i bën ato të prodhojnë më shumë qumësht. Me sa duket ka funksionur, pasi u pa rritje e prodhimit të qumështit nga 22 litra në 27 litra në ditë, transmeton albora.ch.

Ndërkohë, imazhet e lopëve me syzet e tyre janë bërë virale në rrjetet sociale. /albora.ch/

Marketing