Varianti i ri i koronavirusit Omicron, tashmë po studiohet nga shumë shkencëtarë dhe ekipe kërkuesish në mbarë botën.

Marketing

Deri me tani është vërtetuar që është më i transmetueshëm dhe më dominant në të gjithë botën, për të kaluar Deltën në vend të dytë, shkruan CNN, përcjellë albora.ch.

Por lajmi i mirë vjen nga Universitetit i Uashingtonit, studiuesit e të cilit parashikojnë se Omicron do të shkaktojë 99% vdekje më pak nga paraardhësi i tij Delta.

Poashtu shkencëtarët vlerësojnë se përhapja e gjerë e Omicron mund të ndërtojë shumë më herët imunitetin e tufës, duke sjellë për rrjedhojë përmirësimin e emergjencës shëndetësore që mban të mbërthyer botën prej dy vitesh, transmeton tutje albora.ch.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë në daljen e saj të fundit bëri thirrje se pavarësisht se mutacioni i ri shkakton simptoma të lehta nuk duhet neglizhuar në asnjë moment./albora.ch/

Marketing