Liverpooli po përgatitet të nisë një ofertë të guximshme prej 35 milionë funtesh apo rreth 40 milionë euro për mesfushorin e Manchester Cityt, Kalvin Phillips.

Marketing

Reds ndodhen në vendin e shtatë në tabelë pas një sezoni të vështirë, me një përfundim në një vend të Ligës së Kampionëve që duket i paarritshëm.

Ata u rrëzuan nga Evropa pas një humbjeje totale 6-2 ndaj Real Madridit, përpara se të eliminoheshin nga Brighton në FA Cup.

Një pjesë e problemit të Jurgen Klopp ka qenë për shkak të mesfushës së tij, duke e lënë trajnerin e Reds në nevojë të madhe për transferime të reja këtë verë.

Pas tërheqjes së tyre nga gara për nënshkrimin e Jude Bellingham , Liverpool e ka kthyer vëmendjen te alternativat e tjera të mesfushës, me listën e objektivave të tyre duke u rritur nga dita në ditë.

Emri tjetër që i është shtuar listës së Klopp dhe Reds është anglezi Phillips, i cili ka luftuar për t’u përshtatur në Etihad.

City dhe Guardiola mezi e kanë përdorur Phillips që kur ai erdhi në klub në verë nga Leeds United për 50 milionë funte.

Sipas Daily Star, Liverpooli e sheh atë si lojtarin e gjithanshëm, me mendje mbrojtëse që mund të ndihmojë katërshen e mbrojtjes dhe t’i japë energji mesfushës së tyre.

Reds janë të vendosur të rinovojnë atë zonë të ekipit të tyre pas një sezoni të dobët në të gjitha frontet.

Liverpooli gjithashtu po lidhet me Ryan Gravenberch të Bayern Munich dhe Mason Mount të Chelseat. 

Marketing