Po vargohen thirrjet që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës fqinje.

Marketing

Zyrtarët evropianë paralajmërojnë Beogradin se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), duhet të ndjekë politikën e jashtme të bllokut, duke përfshirë masat kufizuese kundër Moskës.

Serbia ka votuar tre herë në Kombet e Bashkuara (OKB) kundër Rusisë, por është e qartë në mbështetjen e vetëm vendimeve që nuk kanë të bëjnë me sanksionet.

Kështu, përfaqësuesit e Serbisë mbështetën rezolutën që dënon agresionin rus kundër Ukrainës, pastaj rezolutën që kërkon që Rusia të ndalojë menjëherë luftën në Ukrainë dhe në fund përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC).

Zyrtarët në Beograd thonë se ata mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, sepse respektimi i ligjit ndërkombëtar është mënyra më e mirë për Serbinë për të mbrojtur veten.

Gjegjësisht, Serbia insiston në respektimin e sovranitetit të saj territorial duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën kjo ish krahinë jugore serbe e shpalli në vitin 2008.

Sanksionet kundër Rusisë, nga ana tjetër, nuk mund të diskutohen për Beogradin për shkak të mbrojtjes së “interesave jetike politike dhe ekonomike”.

Beogradi mbështetet në mbështetjen e Rusisë në bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare, dhe gjithashtu varet nga furnizimi i Moskës me gaz.

Serbia është i vetmi vend kandidat për në BE që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se Serbia do të vazhdojë të jetë konsekuente në mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa zyrtarët evropianë paralajmërojnë Beogradin se nuk do të mund ta shmangë atë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka miratuar pesë paketa sanksionesh në përgjigje të agresionit rus.

Radio Evropa e lirë ka hartuar një listë të gjatë të të gjithë atyre që e ftuan Serbinë t’i vendosë sanksione ndaj Rusisë:

Analena Berbok, Ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë; Frank-Walter Steinmeier, President i Gjermanisë; Gordan Grlic Radman, Ministër i Jashtëm kroat; Peter Stano, zëdhënës i BE-së; Vladimir Bilčik, raportues i PE-së për Serbinë; Tanja Fajon, eurodeputete; Josep Borrell dhe Olivér Várhelyi; Socialistët dhe Demokratët në PE; Ambasada e Ukrainës në Serbi; Manuel Saracin, i dërguari i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor; Gwendolyn Delbos-Corfield, eurodeputete dhe Grupi politik liberal në PE.

Marketing