Erërat e forta kanë rrëzuar një lis në Pejton. Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person rreth të 30-ave ka mbetur i vdekur, e një tjetër është lënduar.

Marketing

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Gazeta ka publikuar pamje nga gjendja në këtë pjesë të kryeqytetit. Aty janë parë të rrëzuara edhe disa shtylla elektrike në rrugë e në trotuare.

Është raportuar se edhe në pjesë të tjera të kryqytetit janë rënë drunj.

“Prishtina Weather”, që menaxhohet nga meteorologu Mendim Rugova, kishte paralajmëruar se Kosova do të përballej me një stuhi të fuqishme. 

Marketing