Xhudistja kosovare Laura Fazliu, është për herë të parë në top 10-she të ranglistës botërore të xhudos.

Marketing

Në ranglistën që u publikua këtë të hëne, Fazliu renditet në vendin e nëntë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja 22-vjeçare të shtunën arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

Medalje në këtë Grand Slam, mori edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që siguruan gjithashtu të argjendtën.

Ndryshe, Fazliu, para garës në Tbilisi të Gjeorgjisë, në ranglistën ishte e renditur në vendin e 11.

Marketing