Familja e Art Muçajt, 10 vjeçarit, i cili urgjentisht kishte nevojë për të udhëtuar për në Turqi për t’iu nënshtruar një operacioni në tru, ka njoftuar se tashmë janë grumbulluar 15 mijë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e cila po ashtu ka njoftuar se Arti e ka përfunduar operimin dhe gjendja e tij është stabile.
“Krejt varet se si do të shkojë gjendja tash e tutje, sa kohë i duhet të qëndroj në kujdes intenziv e të gjitha me radhë, ku spitali do të na lëshoj një profakturë dhe ne do të jemi para jush me detaje e informacione të sakta për hirë të transparencës dhe respektit e mirnjohjes për secilin , ndihmës dhe gatishmërisë tuaj“, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq, kolegë, familjarë,qytetarë të nderuar, të njohur e të panjohur , të gjithë ju që çdo formë na u gjendët pranë , në ditët më të vështira që po kalojmë, ju jemi përjetsisht falenderues e mirnjohës për secilin nga ju, në bazë të telefonatave tuaja, thirrjeve tuaja, mesazheve tuaja, po shpresojmë shumë që kjo shumë e kërkuar paraprakisht në vlerë 15.000€ është grumbulluar dhe se për çdo informacion të nevojshëm më pas ne do të ju informojmë me kohë.
Krejt varet se si do të shkojë gjendja tash e tutje, sa kohë i duhet të qëndroj në kujdes intenziv e të gjitha me radhë, ku spitali do të na lëshoj një profakturë dhe ne do të jemi para jush me detaje e informacione të sakta për hirë të transparencës dhe respektit e mirnjohjes për secilin , ndihmës dhe gatishmërisë tuaj.
Arti në ora 3 ka kry me sukses operimin, dhe gjendja momentale është stabile, kemi nevojë për lutjet e secilit nga ju, paqit veq shëndet e gëzime në familjet tuaja.
Me respekt prindërit e Artit, Teuta dhe Petrit Muqaj! Përshkak të vikendit dhe gjendjes që ndodhemi spo mundemi me pas qasje të sigurt në konto me pa shumën sakt të transferuar , prandaj me mirkuptimin e të gjithëve ne nga e hëna do të jemi sërish me ju për çdo detaj, u dëgjofshim veq me lajme të mira!”