Një vajzë në komunën e Fushë Kosovës ka tentuar që të vrasë veten pasditen e 13 janarit, për shkak se djali me të cilin po fliste ia keqpërdori besimin.

Marketing

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Albora.ch.

Në raport thuhet se vajza ka raportuar dje në Polici se personi në fjalë, i cili jeton jashtë vendit, ia ka shpërndarë te familjarët e saj fotografitë që ajo ia kishte dërguar atij.

Ky veprim i mërgimtarit dyshohet se e shtyu atë të tentojë t’i jap fund jetës së saj.

Për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti, Policia njofton se kanë nisur hetimet.


Ndërkaq, rasti është hapur si “Shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Marketing